Kala

Kalaja Bashtovës

Vlerësime 0

Kalaja e Bashtovës ndodhet në fshatin Vilë-Bashtovë i cili shtrihet midis qyteteve të Kavajës dhe Rrogozhinës. Vlen për tu përmendur fakti që është ndër të paktat Kala të ndërtuara në zone fushore në Shqipëri. Ajo është shpallur monument kulture në vitin 1948 dhe më pas në 1971 si momument i kategorisë së parë.

Kalaja është e ndërtuar në fund të shekullit të 15-të dhe pjesa e saj perëndimore u rindërtua në shekullit të 18-të. Karakterizohet nga një arkitekturë që ndërthur stilin venecian me teknikat e ndërtimeve osmane, forma e saj është katërkëndore dhe muret e saj kanë përmasa 9x1 metra.

Zona është përdorur si qendër tregëtimi nga Venedikasit. Të shumta janë sendet arkeologjike që janë gjetur në këtë kala të cilat vërtetojnë vjetërsinë e kalasë dhe të fshatit Vilë-Bashtovë.

Përreth vërehet një larmishmëri e madhe natyrore me kodrina e plazhe të gjerë me rërë të murme, prandaj dhe të shumtë janë vizitorët të cilët e shfrytëzojnë Vilë Bashtovën si për turizëm kulturor dhe për turizëm natyror.

Book your vacations

Adresa

2FWW+VF5, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose